Historia e qitëses shqiptare që triumfoi në Amerikë

Historia e qitëses shqiptare që triumfoi në Amerikë

599
0

Enkelejda Shehaj është përfaqësuesja e 20 viteve më parë në Olimpiadën Botërore për Shqipërinë. Një vit më parë, ajo iu rikthye sërish sportit të saj që iu përkushtua që në moshën 17-vjeçare, e kësaj herë përfaqësoi Amerikën. Qitja ishte një sport popullor në Shqipërinë komuniste ku Shehaj nisi në moshën 17-vjeçare në vitin 1986, edhe pse ajo thotë që shqiptarët nuk lejohej të blenin armë në atë kohë. Ajo u rrit në Tiranë, dhe u trajnua në klubin e saj lokal të qitjes. Nisi të konkurrojë në vitin 1988. E bëri këtë 3 vjet para rënies së komunizmit në vend. “Komunizmi ishte një botë tjetër,” thotë Shehaj, tani një nënë 47-vjeçare me dy fëmijë që jeton në Florida. “Edhe nëse merrnim pjesë nëpër kompeticione, e kishim të ndaluar t’i flisnim njerëzve të tjerë, dhe t’i shprehnim ndjenjat tonë. Komunikimet ishin të ndaluara. Kishin frikë se mos ne dëgjonim se si jetonin njerëzit jashtë Shqipërisë. Na kishin mësuar se ishim vendi më i mirë, dhe të tjerët ishin të mjerueshëm,-rrëfen Enkelejda. Shehaj tregon se pse nuk mund të largohej nga Shqipëria në fillim të karrierës së saj: “Prindërit do të m’i fusnin në burg. Kisha dëgjuar histori të njerëzve të tjerë. Do i çonin në vendet më të këqija për të jetuar”. Shehaj arriti të dilte në vend të katërt në kampionatin botëror të vitit 1991 dhe fitoi një vend në skuadrën shqiptare të Lojërave të Barcelonës në vitin 1992. Kjo shënjoi pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në Lojërat Olimpike që nga viti 1972 dhe deri në fund të komunizmit. Ajo përfundoi në vend të 14, 15 dhe 21 në tre ngjarje olimpike mes viteve 1992 dhe 1996. Shehaj dhe bashkëhsorti i saj gjithashtu qitës, ndejtën në Shqipëri me shpresën se qeveria e re do të sillte stabilitet. Por jo. Rënia e skemave piramidale çoi në kaos vendin në vitet 1996-97. “U bë si shtetërrethim,” thotë Enkelejda. “Nuk dilje dot pas orës 7 mbasdite. Njerëzit qëllonin me armë. Resotrantin e babait tim e mbyllën dhe e shkatërruan”. Shehajt i kishte ardhur në majë të hundër dhe në vitin 1999 fluturoi në SHBA me vizë, vitin kur Lufta e Kosovës përfundoi. Ajo kërkoi një jetë më të mirë për vazjën e saj. Ndërsa bashkëshorti i saj qëndroi. Enkelejda u largua për në Amerikë me Megin dhe dy valixhe. “Mora me vete çdo medalje, e çdo letër që më lidhte me sportin”. Por vendimi i Shehaj nuk u prit mirë nga zyrtarët shqiptarë të Sportit, pasi Shehaj la ekipin shqiptar në Lojërat Olimpike të vitit 2000. Me martesën e dytë në Amerikë në vitin 2001, bashkëshorti i saj Tony Bekurti e shtyu Enkelejdan t’i futej sërish sportit të qitjes. “Ne kemi të njëjtin mentalitet kur bie fjala për sport,” thotë Bekuri i cili është vetë lojtar ping-pongu. Shehaj mori nënshtetësinë amerikane në vitin 2012 dhe u kthye në garat e nivelit ndërkombëtar pas 14 vitesh në vitin 2014. Por këtë herë si anëtare e ekipit kombëtar amerikan.