Historia e Paolës që kërkon djalin e zhdukur: “Do të fle pranë...

Historia e Paolës që kërkon djalin e zhdukur: “Do të fle pranë rrënojave derisa ta gjejnë”

446
0

Paola nuk dëshiron të largohet. Nga e marta në mëngjes  ajo qëndron qëndron ditë dhe natë  në këmbët e urës “Morandi” të shembur në pritje të lajmeve. Nën rrënoja ka djalin, Mirko Vicini, 30 vjeç. Trupi i pajetë nuk është gjetur ende. “Nuk lëviz nga këtu derisa ta gjejnë,” tha ajo pas katër ditësh kërkime nga ekipet e shpëtimit. Gruaja qëndron në një qoshe duke qarë dhe duke parë punën e pandërprerë të Brigadës së Zjarrit. Pak para rënies, Mirko ndodhej pikërisht poshtë urës për të nisur turnin e punës në në ishullin ekologjik të Amiut, mbeturinave komunale. Aty përfundon gjithçka që mblidhet nga kontenierët në qytet. Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, por asnjë gjurmë nga Mirko që është edhe i vetmi person që kërkohet ende. Drejtorët e Amiut i kanë ofruar Paolës një shtrat në ndërtesën ku djali i saj qëndronte para se të hyjë në shërbim.

 

Për dy ditë ajo fjeti aty, pastaj u zhvendos në anën tjetër të lumit, ku Kryqi i Kuq siguroi një rulot vetëm për të.

 

Të gjithë u përpoqën ta bindnin që të shkonte në shtëpi, e cila është vetëm disa hapa larg vendit ku ndodhi tragjedia, për t’u pushuar për disa orë.

 

Por ajo nuk dëshiron të dëgjojë arsyet, për të nuk ka vend që mund të quhet shtëpi nëse nuk ka Mirko./oranews/