Historia e Mehmet Selim Shahajt, ”Kalorësit të ultimatumit” që i dorëzoi kartën...

Historia e Mehmet Selim Shahajt, ”Kalorësit të ultimatumit” që i dorëzoi kartën në derë gjeneralit italian Piançentini më 1920

460
0

Në “Autokton” të autores Anila Ahmataj  u trajtua veprimtaria dhe figura e “Dorëzuesit të Ultimatumit” Mehmet Selim Shahaj e quanin, ishte nga Mallkeqi, i argasur nëpër luftrat e shekullit XIX dhe XX pë larine dhe pavarsinë e atdheut. Mehmet Selim Shahaj, luftëtari popullor, pak i sertë, me fjalën e urtë e të prerë, ecte nëpër kodra e brigje me një ultimatum në dorë për ushtrinë armike. Kështu jeton ende me kujtesën e banorëve dhe këngët përcjellin bëmat dhe portretin legjendë të Mehmet Selimit.Në pllajat e Beunit më 3 qershor të vitit 1920 patrioti Selim Mallkeqi, në emër të komitetit të mbrojtjes kombëtare I dorëzoi komandës italiane ultimatumin për largimin nga Vlora. Në rradhët e këtij Ultimatumi shkruhej: Komiteti i Mbrojtjes Kombetare të Vlorës, i shtërnguar nga populli i Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, dëshiron që zotëria juaj ti përgjigjet kërkesës tonë gjerë nesër më 4 qershor ora 19:00 ndryshe çdo ngjarje që mund të ngjasë, Komiteti Mbrojtja Kombëtare nuk pranon kurrë responsabilitet. Por përgjigja e general Piançetinit ishte e prerë: “Topat e mi në Kaninë dhe në Babicë do tju japin përgjigje” Mehmet Selimi, Kalorësi Ultimatumit, si zogu nëpër re fluturoi për në shtabin kryengritës të luftës.

Mallkeqi është një nga fshatrat e Vlorës që ndodhet në një pllajë kodre, vetë 29 kilometra larg qytetit. Siç tregojnë të moçmit Mallkeqi ka qenë i vendosur në një pyll me lisa e shkurre. Gojëdhënat tregojnë se të parët e këtyre banorëve u vendosën këtu në kohën e zotrimeve të pashallëkut të Janinës. Ndër banorët e pare ishin edhe fisi Shahaj, ku mes tyre spikati kjo figure historike si e Mehmet Selimit. Fjalë pak dhe me tradita e zakone, ja çfarë thotë më i vjetëri në moshë i fisit Shahaj për figurën dhe kujtimet e bukura dhe me vlerë që la pas vepra dhe heroizmi i Mehmetit

Rustem Shahaj: Mehmeti ishte një burr trim dhe mjaftë guximtar. Pranoi të çonte në dorën e Piaçentinit ultimatumin dhe pikërisht për këtë është quajtur edhe “Kalorësi i Ultimatumit” ishte një udhëheqës betejash.

Mehmeti u rrit pas bagëtive duke lodruar me bashkëmoshtarët e tij. Në vitin 1884 i ati Selimi e çoi të birin në Prevezë, aty Mehmeti u përhumb nëpër udhët e shkollës dhe të qytetit. Këtë e tregon më së miri edhe Profesor Bardhosh Gaçe, I cili ka bërë edhe një libër për figurën e dorëzusit te ultimatumit.

Në prill të vitit 1912 në Vlorë erdhi për një takim Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, të cilët kuvenduan me krahinat për të hyrë në marrveshje për organizimin e një kryengritje të përgjithëshme antiturke. Mehmet Selimi së bashku me 27 luftëtar të Mallkeqit morën pjesë në mbledhjen e Qishbardhës ku u nënshkrua një memorandum. Pjesmarrja e Mehmetit në kryengritjet antiturke i dha një dinamizëm shpirtit të ri patëriotik.

“Unë e çoj kartën në dorë”,- këto ishin fjalët e Mehmetit.

U nëshkrua një ultimatum, por kush guxonte të futej në gojë të ujkut, pasi shpurësi i letrës po të binte i gjall në dorë të Piacentinit, që ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë italiane, do të vritej në vend. Mehmeti u ngrit dhe i pa të gjithë kuajt e shalës dhe zgjodhi pelën e Alem Mehmetit. Mori kartën e vuri në xhep dhe fluturoi në derën e Piacentinit , e dorëzoi dhe u kthye shëndosh e mire në Beu.

Po sot në vatanin dhe trojet ku lindi dhe u rrit Mehmet Selimi, kumbon ende trimëria dhe zgjuarsia e tij, një nga pasardhësit e tij, i përngjashëm në pamje dhe mban emrin e dorëzuesit të Ultimatumit eshtë Mehmeti i vogël, djali i nipit të tij. Ai shkon te varri ku prehen eshtrat e stërgjyshit të tij dhe pyet me endje për historinë dhe bëmat me emër.