Historia e kishës që u vendos në bunker

Historia e kishës që u vendos në bunker

339
0

Emisioni “Opinion” ka udhëtuar drejt Pogradecit dhe fshatrat  e vendosur rreth liqenit.

Historia, kultura, traditat, kulinaria dhe jeta e banorëve sot janë zbuluar përmes këtij udhëtimi, që synon të sjellë disa aspekte ndryshe të zonës. Një nga elementët më të veçantë në fshatin Lin, ka qenë edhe bunkeri i kthyer në kishë.

Në fakt, i vendosur në gadishullin e Linit, në pikën më të lartë të tij, bunkeri ka një histori të zbuluar për herë të parë nga “National Geographic”.

Përpara bunkerit, dikur kishte qenë e ndërtuar një kishë e vogël, ku banorët shkonin dhe luteshin. Por në në vitin 1967 kisha u shemb dhe në vend të saj u ndërtua një bunker. Me ndryshimin e sistemit, në vitin 1990 banorët u rikthyen tek bunkeri me qëllimin për ta shembur, por duke qenë se nuk arritën ta shembin, e kthyen në kishë.