Katia nuk mban mend asnjë periudhë në jetën e saj që nuk është kujdesur për diabetin e tipit 1 që ka prej vitesh.
Diagnostikuar në moshën pesëvjeçare, ajo filloi shpejt të kontrollonte nivelin e sheqerit në gjak dhe të merrte insulinë.
Për shumicën e pacientëve me diabet tip 1, vetë-monitorimi është një përpjekje e përjetshme. Tani, në moshën 26 vjeçare, Katia po merr pjesë në një trajtim për një aparat që funksionon si një pankreas artificial , i pari i miratuar ndonjëherë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.
Pankreasi është një organ i vendosur prapa pjesës së poshtme të stomakut. Ai prodhon insulinën e hormoneve për të kontrolluar glukozën e gjakut dhe gjithashtu bën enzima dhe lëngje për tretje.
Pankreasi artificial nuk është një organ zëvendësues, por një aparat që zëvendëson disa nga funksioet e pankreasit. Modeli që Katia po ndjek, teston nivelin e saj të glukozës çdo pesë minuta gjatë ditës dhe natës, duke i dhënë asaj automatikisht sasinë e duhur të insulinës. Ajo në të vërtetë po menaxhon pompën elektronike që liron insulinën.
Merkel 65 vjeç dhe një epokë me emrin e saj…Merkel 65 vjeç dhe një epokë me emrin e saj…
“Unë kam qenë gjithmonë menaxhere e diabetit tim”, thotë Katia, e cila përdor një sistem hibrid të mbyllur.
“Por që nga fillimi i përdorimit të pankreasit artificial, është sikur një barrë e pabesueshme është hequr, pasi nuk më duhet më të menaxhoj nivelet e sheqerit gjatë natës natës dhe ditës, pompa elektonike e bën shumë mirë këtë punë”.
Tani, Katia punon në Fondacion. Ajo gjithashtu ka qenë vullnetare e rregullt në sprovat klinike të diabetit të tipit 1.
Këto përvoja çuan, pjesërisht, në përzgjedhjen e saj për të ndihmuar në testimin e pankreasit artificial.
Deri sa filloi të përdorte pankreasin artificial, Katia nuk e kuptonte sa episode të sheqerit të ulët të gjakut ajo po përjetonte, përkundër përpjekjeve të saj më të mira. Me pajisjen e re, tha ajo, kontrolli brenda natës është i mrekullueshëm.
“Në vend që të zgjoheni dy ose tri herë në natë për të testuar nivelin e sheqerit, pankreasi artificial e mban nivelin të qëndrueshëm. Unë fle gjatë natës dhe zgjohem e rifreskuar, me nivelin e sheqerit ku duhet të jetë”.
Ky trajtim ka qënë një shpëtim për mua dhe një lehtësim për prindërit, të fejuarin, dhe miqtë e mi.
“Ata nuk shqetësohen për mua ashtu siç bënin më parë, thotë Katia. Stresi për ta tashmë është larguar.”