Historia e fotos së Jonit të Arbanës poshtë pemës është shumë e...

Historia e fotos së Jonit të Arbanës poshtë pemës është shumë e lezetshme

353
0

 

Pema e Krishtlindjeve është një simbol festash në çdo shtëpi, por aty ku ka fëmijë, ajo jetohet krejtësisht. Që kur u vu pema dhe u zbkurua shtëpia, Joni i Arbanës nuk shkëputet që aty. Ai do t’i shijojë në maksium këto ditë kur shtëpia është e zbukuruar, e ngrohtë, ka ngjyra, drita, dhurata. Dhe meqë këto ditë të bukura të vitit kalojnë shpejt, Joni do të rrokë gjithë magjinë e festave duke ndaluar kohën dhe duke jetuar çdo moment.

 

Bota e fëmijëve është shumë e bukur dhe ata duan të jetojnë çdo çast. Ata mezi i presin këto ditë të vitit dhe meritojnë gjithë lumturinë e mundshme. “Kemi filluar të flemë te pema. Mirëmëngjes dhe të dielë të gëzuar”, shkruan Arbana poshtë fotos së publikuar në Instagram.