James Day, një fotograf nga Sidney, kishte një eksperiencë unike që punoi me cciftin ku nusja ishte krejtësisht e verbër. Si mund të bësh fotografi të një dasme duke e ditur se nusja nuk do të mund t’i shohë kurrë fotografitë? Kjo është një pyetje për të cilën Day e gjeti një përgjigje të jashtëzakonshme. Ai jo vetëm që krijoi një atmosferë unike gjatë ditës së dasmës por po ashtu ai i dhuroi cciftit një dhuratë që do t’i ruajë kujtimet e tyre të çmuara përgjithmonë. Steph e kishte humbur të pamurit para se të takohej me Rob. Ajo vuan nga një sëmundje e syrit të cilin e ka trashëguar nga nëna e saj Linda. Ajo kishte hequr dorë nga dasma e ëndrrave të saj sepse pa të pamurit ajo nuk do të mund ta shijonte atë. “Qysh kur Steph ishte vajzë e vogël e ëndërronte dasmën e ëndrrave. Ne ishim shumë të mërzitur kur ajo tha se mendon se nuk mund ta realizojë një gjë të tillë”, ka thënë nëna e saj. Kjo storie nuk do të mund të ndodhte nëse ccifti nuk do të takohej me James Day, një fotograf që arriti të gjejë një mënyrë prekëse për ta bërë këtë ditë që të mos harrohet kurrë. “Unë doja që ky moment të jetë i veccantë. Unë doja që ta gjeja një mënyrë për këtë”, ka thënë Day. Ishte një punë e vështirë për James. “Unë kërkova në Google. Unë i pyeta të gjithë ata që i njoh…për 12 muaj u mora me këtë idë. Unë e solla këtë ide në mendjen time 1000 herë gjatë ditës. Mendova vazhdimisht se sit a gjej një mundësi që Steph ta shijoj këtë moment, në mënyrë reale”.