Historia e çuditshme/ Dy kushërinjtë martohen me njëri-tjetrin dhe bëjnë fëmijë, rrezikojnë...

Historia e çuditshme/ Dy kushërinjtë martohen me njëri-tjetrin dhe bëjnë fëmijë, rrezikojnë burgun

613
0

Dy kushërinj të parë kanë vendosur të mos dëgjojnë fjalët e njerëzve, por të martohen me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për Michael Lee dhe Angela Paine, të cilët shprehen për mediat e huaja se që në vegjëli kanë ndjerë pëqim dhe tërheqje seksuale për njëri-tjetrin.

Sot ata kanë një fëmijë nga martesa e tyre, por lumturia rrezikon t’ju prishet. Kushërinjtë jetojnë në Utah të Shteteve të Bashkuara, ku ka sanksione të veçanta të cilat ndalojnë në mënyrë kategorike incestin (marrëdhëniet seksuale brenda familjes).

Nëse bëhet diçka e tillë, autoritetet të dënojnë me pesë vite burg dehe me gjobë 10 mijë dollarëshe. Duke e ditur një fakt të tillë, ata e kryen celebrimin e tyre në Kolorado dhe më pas u kthyen, duke menduar se martesa e tyre nuk do të përbënte rrezik në këtë formë. Por gabuan sepse tani rrezikojnë burgun.

Çifti pretendon se gjatë kësaj kohe kanë kryer teste gjaku për të parë nëse gruaja mund të ketë një fëmijë të shëndetshëm dhe cilat janë shanset për të pasur një fëmijë me nevoja të veçanta apo me probleme të tjera.“Ne i bëmë të gjitha testet e nevojshme gjenetike për të parë nëse mund të kishim një fëmijë pa probleme”, u shpreh Michael Lee.