Historia drithëruese! Mësuesja dhunon nxënësin me kamxhik e rrip pantallonash, 11-vjeçari kalon…

Historia drithëruese! Mësuesja dhunon nxënësin me kamxhik e rrip pantallonash, 11-vjeçari kalon…

740
0

Historia e dhimbshme e nënës 37-vjeçare nga Gjakova u trajtua në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News24. Arta Skënderaj, së bashku me bashkëshortin, kanë marrë rrugën nga Prishtina për në Tiranë mëngjesin e sotëm, për të ndarë në studion e këtij emisioni historinë shokuese të djalit të tyre 11-vjeçar.

Në vitin 2015, mësuesja e matematikës nis të ushtrojë dhunë fizike shtazarake ndaj të miturit me kamxhik policie e rrip pantallonash. Gjashtë muajt e parë djali e mban të fshehtë këtë ngjarje të dhimbshme, pasi nëna e tij priste një fëmijë dhe kjo mund ta trondiste deri në humbjen e bebes. Por, pas një kohë, situata e dhunës bëhet e padurueshme dhe djali i kërkon prindërve që ta largojnë nga shkolla. Teksa po i tregonte nënes, 11-vjeçari i lënduar fizikisht dhe psikologjikisht humbet ndjenjat. “Për mua ishte një tmerr sa kurrë s’ia bëj hallall vetes. Si nuk munda ta mbroj?! Djali ishte fëmijë i dalluar, i urtë. Shkova në komisariat dhe paraqita rastin.

Policia e merr denoncimin, shkon në shkollë dhe gjen rripin, me të cilin mësuesja e ka keqtrajtuar djalin”, shprehet nëna e lënduar me lot në sy. Më pas, prindërit rendin në dyer të drejtësisë me raportet mjekësore që dëshmonin dhunën fizike te fëmijët, por askush nuk i përgjigjet shqetësimit të tyre.

Nga dhuna, djali kalon vdekje klinike dhe ka katër vite që nuk frekuenton shkollën. Ai jeton në shtëpinë e gjyshërve dhe mjekohet me ilaçe kundër dhimbjeve të kokës. Prindërit kërkojnë drejtësi për 11-vjeçarin, pasi mësuesja vazhdon aktivitetin e saj profesional normalisht.

 

Rrëfimi i prindërve të 11-vjeçarit:

Përparimi: Unë kam mësuar në fillim kur më është rrëzuar djali në korridor, e kam çuar te doktori. Ajo e merrte rripin e vendoste në dollap dhe e përdorte në orar të mësimit, me unazë dhe rrip e ka gjuajtur nga pas. Djali më pësoi vdekje klinike. Rasti i parë kur kam shkuar ka qenë në shkollë, e thirri drejtori në zyrë, më pas gjykata e shpalli të pafajshëm.

 

Arta: Unë i kushtohesha atij fëmije, sepse nuk kisha fëmijë të tjerë. Pak kohë pasi ti ndodh djalit rasti, më thirri arsimtarja në shkollë, isha shtatzënë në atë kohë. Para se ta kuptoja unë atë rast, ajo e ka trajtuar djalin jo si fëmijë, por si një kafshë. Arsimtarja kujdestare i bëri disa pyetje në syrin tim. Qetësinë e djalit tim nuk e ka kush fëmijë tjetër. Djali ka qenë në dhomën e tij dhe më tha “Mami unë do ta lë shkollën”. Aty kam lajmëruar motrën time, i kam thënë “Hajde se djali është keq”. Pastaj kemi shkuar tek inspektorati.

 

Ka qenë janar, kur djali na tha që s’donte të shkonte në shkollë. Po flisja me të si nënë e bir e më tha që do ta ndërpriste shkollën. Unë u çudita, sepse ai i kishte të gjitha kushtet. Ai më tha: jo mami, nuk mundem, jam lodh”, pastaj u shtri në tokë. Unë thirra menjëherë burrin. Unë me fëmijën tim jam marrë shumë, ai nëse ka bërë një gabim gjithmonë e ka pranuar, ka thënë gjithmonë të vërtetën. Unë kam thënë që jam fajtorja, por nuk e dija se dhunohej. Burri shkoi në shkollë.

 

Përparimi: Ajo ka marrë një fëmijë, i ka hequr rripin e pantallonave dhe e ka gjuajtur djalin. Drejtori nuk e thirri fare në mbledhje atë. Drejtori në fillim është sjellë mirë. Më pas i ka kërkuar djalit ta heqë denoncimin kundër mësueses. Vetëm djalin tonë ka rrahur shumë. Kjo dhunë është ushtruar për 6 muaj.

 

Arta: Është kapur me djalin tonë se ai i ka dhënë portofolin shokut të vet në bankë. Në inspektoriat jemi ankuar dhe ata kanë vendosur që ajo të dilte në komision disiplinor për vlerësimin dhe dhunën e përdorur. Në fund fare inspektoriati jep vendimin në lidhje me atë që ka thënë drejtori me ca arsimtarë të tjerë. Nga pas djalit i është krijuar një cist afër kokës.

 

Përparimi: Kemi shkuar te mjeku, kemi bërë rezonancë. Mjekja tha “djali pësoi vdekje klinike”, 3 herë e kanë nisur dhe e kanë ndërprerë. Unë sapo kam dëgjuar këtë më ka rënë të fikët.

 

Arta: Djali ka ende dhimbje, tani ai rri te njerëzit e mi, jo në shtëpi. Ka një kohë që se kemi çuar në spital. Mjekët i kanë dhënë ilaçe.

 

Përparimi: Djali ka qenë këto 4 vite në terapi, ai ka mësuar gjuhë të huaja, fëmijë më të zgjuar nuk ka. Ne e prisnim që gjyqtari do ta shpallte të pafajshëm. Sjellja e gjykatësit nuk ka na pëlqyer, ai na trajtonte jo si të dëmtuar, por si të akuzuar.

 

Arta: Unë kisha dalë në media të raportoja dhunën, kur më mori dëshminë gjyqtari ai më ka thënë se ti je nën akuzë. Sepse kisha thënë që “nëse gjykata nuk merr vendimin e duhur, atëherë do të merrem unë me këtë”. Më mori policia më shoqëroi për deklaratën që kisha dhënë në media. Sipas tyre, arsimtarja ndjehej e kërcënuar. Ndërkohë ata mua më kanë hapur plagën, djalin ma kanë lënë pa shkollë. Unë jam e dëmtuara, jo arsimtarja. Ajo po bënte të njëjtën gjë me mua, siç bëri me djalin tim.

Përparimi: Gjyqtari i ka thënë djalit “boll boll fole më se na e bëre histori”. Ai s’e la djalin as të fliste. Edhe drejtori ka bashkëpunuar me të, ka luajtur rolin e aktorit dhe e ka fshehur veprimin e saj.