Histori e Vitit 2020: Burrë e grua, të vetmit banorë në fshatin e braktisur, jetojnë me dritën e pishës dhe pa energji elektrike prej 30 vitesh
Zef Ndue Marku 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij Dava
Kjo është një histori e vitit 2020, në Shipëri.
Zef Ndue Marku, 75 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Dava jetojnë të vetëm në fshatin Mollkuqe, më shumë se pesë orë larg Fushë Arrëzit.
Dy të moshuarit janë të vetmit që kanë mbetur në fshatin e braktisur prej gjithkujt. Ata jetojnë prej 30 vitesh pa energji elektrike, me dritën e Pishës, e pa kushtet më minimale.
Historinë e sjell gazetari Armir i cili është kujtuar që bashkë me bamirësin e zonës, Fran Gjoka, t’ua zbukurojnë disi festat dy të moshuarve përmes ndihmave me ushqime.
Më poshtë një kolazh fotosh që tregojnë shumë për jetën e dy të moshuarve!