Aktualitet

Histori e dhimbshme/ “Vuajnë, nuk i shoh dot”, nëna nga Fieri lot për fëmijët (VIDEO)

By vizional

February 13, 2019

Në një shtëpi të rrënuar, me mure të rëna dhe të mbuluar nga lagështira jeton në varfëri të tejskajshme familja Hoxha në lagjen Sheq i Madh në Fier. Familja prej 4 anëtarësh, prindërit dhe 2 fëmijët e vegjël, 12 muajsh dhe 6 vjeç ngrysin ditët në këtë banesë, e cila nga çasti në çast mund t’i zërë brenda.