‘Hiri i eurove të Rinasit do të hidhet në Kuvend të enjtë’, ironizon Nard Ndoka: Po pse more Sandër…

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka ka komentuar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili u shpreh se eurot e grabitura në Rinas mund te jënë djegur. Ndoka ironizon duke u shprehur se ‘hiri i eurove do të hidhet në Kuvend të enjtën, ftohen deputetët në funeral’. ‘Na habiti Sandër Lleshaj që deklaroi, se hajdutët në Rinas i kanë djegur eurot! Po pse more Sandër, unë të dija më ndryshe se kaq! Hidhe hirin, si provë para kuvendit, se eurot i ka marrë Rilindja për zgjedhjet’, shkruan Ndoka.

 

Postimi i plotë:

 

Hiri i eurove të Rinasit do të hidhet në Kuvend të enjten, ftohen deputetët në funeral!  Një person vjedh 12 milion euro në një bankë në Itali; arrestohet pas tre muajsh. Gjykatësi i thotë në gjyq:  I pandehur, nëse kthen eurot, të ulet 1/3 e dënimit.

– Z.Gjykatës kisha dëgjuar për ju, se jeni njeri me mend. Nëse do t’i ktheja eurot bankës, kisha marrë kredi!

 

Na habiti Sandër Lleshaj që deklaroi, se hajdutët në Rinas i kanë djegur eurot!

 

-Po pse more Sandër, unë të dija më ndryshe se kaq!

 

Hidhe hirin, si provë para kuvendit, se eurot i ka marrë Rilindja për zgjedhjet!

Author: vizional