Hiqen 41 licenca të pikave të këmbimit valutor

Hiqen 41 licenca të pikave të këmbimit valutor

456
0

Banka e Shqipërisë ka nisur kontrolle të njëpasnjëshme në zyrat e këmbimit valutor për shkak të informalitetit të lartë që ka ky lloj biznesi dhe raportimeve problematike që ata bëjnë në sistem për këmbimin e valutave. Burime pranë Bankës Qëndrore bëjnë me dije se shumë pika të këmbimit valutor rezultojnë me risk të lartë në fushën e pastrimit të parave, ndërsa në vitin 2017 Departamenti i Mbikëqyrjes ka revokuar 41 licenca të këtyre zyrave, nga 8 që ishte numri i licencave të hequra në 2016-ën. Në total në vitin 2017 në territorin shqiptar operuan 426 zyra të këmbimit valutor, ku 10% e tyre janë pezulluar. Kontrollet janë përqëndruar edhe në institucionet financiare ku 29 subjekte, mes tyre 4 banka, kanë rezultuar me risk të lartë. Shkak për këtë, thotë Banka Qëndrore, është bërë mosraportimi i transaksioneve. Problematikat më të përhapura lidhen me justifikimin e transfertave bankare të kryera nga punonjësit e bankave, disponimin e dokumenteve që provojnë burimin e fondeve apo identifikimin e saktë të strukturës së pronësisë së bizneseve.