Aktualitet

Hidhet në erë makina e prokurorit në Vlorë, policia jep detaje (EMRI)

By vizionc

December 21, 2019

 

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mesnatën e sotme qytetin e Vlorës, ku një makine i është montuar një sasi lënde plasëse.

 

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘28 nëntori’ në orën 02:50.

 

Sakaq, mësohet se automjeti tip ‘Volswagen’ është në pronësi prokurorit Albert Kuliçi.

 

Bëhet me dije se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Njoftimi i policisë:

 

Rreth orës 06:45, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, automjeti tip Volskwagen me targë AA 583OO dyshohet se është dëmtuar plotësisht me lëndë plasëse.

 

Si pasojë e shpërthimit dyshohet se është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet tjetër i parkuar afër.

 

Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

 

Mjeti Volkswagen është në pronësi të shtetasit A.K, me detyrë Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

 

Për këtë ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të cilët po merren me zbardhjen e ngjarjes.