Aktualitet

Hetimi i SPAK për pronat/ Aksion i befasishëm në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës Durrës, mes tyre edhe ish-regjistruesi Bedri Luku

By vizional

November 09, 2021

Me vendim të Gjykatës së Posaçme është bërë një kontroll i befasishëm në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se kontroll është ushtruar edhe në banesën e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku.

Aksioni në fjalë është bërë pas një hetimi nga ana e SPAK që lidhen me çështjet e pronave. Ndërkohë, Lala konfirmon se Luku, pasi është shoqëruar në polici, është lënë i lirë.

Nuk dihet ende nëse janë gjetur sende komprometuese apo të paligjshme në banesat e zyrtarëve.