Aktualitet

“Heronj të heshtur”/ Kryeministri Rama publikon videon: 1 maji më i vështirë dhe domethënës i Shqipërisë demokratike

By vizional

May 01, 2020

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sot duke falënderuar punëtorët në ditën e 1 majit. Kreu i qeverisë ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shprehet se mijëra heronj të heshtur të këtij vendi kanë punuar pa hezitim në këtë kohë pamdemine. Në video ai ka përzgjedhur profesionet si mjekët, infermierët, sanitarët policët, ushtarët, punonjësit e dezinfektimit, të cilët kanë lufuar çdo ditë me covid.

 

“MIRËMËNGJES në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton”, shprehet Rama në postimin e tij në Facebook.

 

1 maji njihet ndryshe edhe si dita e punëtorëve.  Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve në vitin 1866, të cilët synonin një të drejtë të madhe, të punonin vetëm 8 orë në ditë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois të SHBA-së.