Hermes Nikaj rrëfen prapaskenat në filmin e Bes Kallakut: Unë, Zogu i...

Hermes Nikaj rrëfen prapaskenat në filmin e Bes Kallakut: Unë, Zogu i Tiranës, mes VIP-ave, pse pranova të aktroj pa komplekse

245
0

 

“Falco” titullohet filmi i Bes Kallakut, ku luajnë emra të njohur të muzikës, aktrimit dhe televizionit. Pjesë e kastit është edhe Hermes Nikaj, i cili luan rolin e Zogut të Tiranës, atij që është në të vërtetë. Për “Panorama Plus”, ai zbulon disa momente nga prapaskenat e xhirimeve, që kanë zgjatur plot dy vjet e gjysmë, një film që do të sjellë në mënyrë komike panoramën e realitetit shqiptar.

Je pjesë e kastit të filmit të Bes Kallakut “Falco”, ku luajnë disa emra të njohur të showbizz-it. Si ndodhi që u bëre pjesë? 

Po, është e vërtetë. Mora një ftesë nga vetë Besi dhe e pranova me kënaqësi të jem pjesë e këtij projekti, me regji të Eduart Grishajt.

Çfarë roli ke në këtë film dhe si t’u duk si eksperiencë aktrimi? 

Kjo nuk është pjesëmarrja ime e parë në një film, pasi kam luajtur edhe para disa vitesh në një film të Drilon Hoxhës. Ndihem mirë kur aktroj. Kisha rolin tim, pra Zogu, në një skenë me vetë Besin dhe doktor Skerdin. Keni për të qeshur vërtet shumëëëë me lot, sepse jam shfaqur tamam siç jam real dhe pa komplekse. Luaj me disa nga emrat e njohur të showbizz-it shqiptar, si: Bleona Qereti, Arban Derhemi, Albano Bogdo, Olsi Bylyku dhe shumë të tjerë dhe është eksperiencë e bukur.

Së fundmi je prezantues i show-t “Casa de los 3-s” në “Ora TV”, si ndihesh në një program mbrëmjeje, pasi je mësuar vetëm me emisione mëngjesi? 

Jam vetvetja dhe ndihem i lumtur që punoj krah Dajana Shabanit për show-n e të shtunave, “Casa de los 3-s”. Unë gjithnjë e kam dashur punën dhe nuk kam përtuar të zgjohesha herët në mëngjes, që pa zbardhur dita. Tashmë ndihem më komod sepse nuk zgjohem me herët dhe po ngopem me gjumë.

Ke ndonjë punë që e ke hobi në televizion, për shembull të raportoje lajme të kronikës së zezë? 

Kronikën e zezë? Mbase edhe po, pse jo, nëse do të më kërkohej. Jam shumë i lumtur për çdo mundësi që më është dhënë në jetë. Mendoj se në çfarëdo profesioni të isha, do të bëja më të mirën time që të arrija sa më lart dhe të isha i suksesshëm.

Poston shpesh dhurata të shtrenjta dhe kartëmonedha euro. Kush fshihet pas tyre? 

Luksi është pjesë e jetës sime, unë nuk bëj dot pa të. Nuk mund të them më shumë, por e shijoj jetën në maksimum edhe me udhëtimet nga Greqia, në Dubai.

Fotot që poston me vajza janë thjesht për show dhe a je i kënaqur me jetën intime? 

Gjithçka po shkon mirë me jetën time intime. Për të gjitha ka një emërues të përbashkët: pasioni dhe dashuria e pakushtëzuar për atë që bën dhe atë që ke pranë. Pasioni ushqen dashurinë dhe dashuria pasionin.