Hera e parë në histori, kjo është princesha 18 vjeçare që refuzoi...

Hera e parë në histori, kjo është princesha 18 vjeçare që refuzoi gjithë paratë që i takojnë për këtë arsye

293
0

Vajza e madhe e mbretit Willem-Alexander ka kaluar provimet e Vitit të 4  të shkollës dhe do të marrë  një vit pushim.

Princesha Amalia, trashëgimtarja e fronit Hollandez, i ka shkruar kryeministrit që të heqë dorë nga e drejta e saj për 1.6 milion € (1.4 milion £) në vit në të ardhura dhe shpenzime personale dhe shtëpiake, sepse pranimi i këtyre parave do ta bënte atë të ndihej keq.

Amalia, vajza e madhe e mbretit Willem-Alexander, e cili të enjten  provimet e maturës tha në një letër të shkruar, drejtuar Mark Rutte se ajo nuk do që të marrë pagesën që i takojnë deri sa ajo të marrë detyrat e saj mbretërore.

“Më 7 dhjetor 2021 do të jem 18 vjeç dhe, sipas ligjit, do të marr një ndihmë,” shkroi Amalia në një letër të botuar nga një televizion publik Hollandez, NOS. “Më duket e pakëndshme për sa kohë që nuk bëj asgjë për të si kthim, dhe ndërsa studentët e tjerë e kanë një kohë shumë më të vështirë, veçanërisht në këtë periudhë të koronavirusit.”

 

 

Amalia tha se kishte ndërmend të merrte një vit bosh dhe më pas të fillonte studimet e saj universitare. Ajo tha se do të kthejë 300,000 € në vit të ardhurat  këto që ajo duhet të marrë dhe ka marrë çdo vit për sa kohë ka qenë studente. Gjithashtu ajo tha se nuk do të kërkojë 1.3 milion € para këto që gjithashtu i takojnë dhe i kalojnë asaj për shpenzime derisa ajo të punojë për t’ja kthyer vendit të saj duke marrë detyrat si pjesë e familjes mbretërore.

 

 

NOS tha se vendimi i saj shënoi herën e parë në histori që një anëtar i familjes mbretërore refuzojnë  pagën që i takon, jetesën pa taksa dhe paratë për shpenzime. Monarkia Hollandeze ka kapërcyer Britaninë si më e shtrenjta në Evropë, sipas një studimi të vitit 2012.

Qeveria Hollandeze vitin e kaluar ra dakord për një buxhet mbretëror prej 47.5 milion € për 2021, duke mos përfshirë koston e vizitave shtetërore ose mirëmbajtjen e pallatit, me Mbretin Ëillem-Alexander duke marrë një pagë 998,000 € dhe 5,1 milion € në shpenzime zyrtare.

 

 

Gruas së tij, Maxima, iu ndanë 1,1 milion €, ish-Mbretëresha Beatrix 1,7 milion € dhe Amalia 1,6 milion €. Nën presionin e partive të opozitës, Rutte ra dakord për një rishikim të kostos vjetore, por paralajmëroi për rreziqet “populiste” të një diskutimi të tillë.