
Këngëtarja Enca Haxhia ka folur sërish për dhimbjen që po ndjen pas humbjes së të atit. Në një rubrikë në Instagram, teksa po u kthente përgjigje ndjekësve të saj, Enca është pyetur se si mund të nxjerrë foto të lumtura kur humbi të atin. Këngëtarja, duke theksuar se ëhstë hera e fundit që flet për këtë gjë në rrjetet scoiale, por meqë e kanë pyetur shpesh ka vendosur të përgjigjet dhe shton se askush nuk e ka idenë se ç’ndodh pas Instagramit të saj.
“Hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë këtu. Askush nuk e di se çfarë ndodh pas Instagram-it, sesi i përjetoj unë dhe familja ime gjërat dhe askujt nuk i intereson/dhemb për atë temë më shumë se mua, ndaj në të vërtetë nuk i detyrohem askujt asnjë përgjigje, por meqë ma pyetët shpesh. Jam shumë reale me ju, por gjërat që janë më me vlerë për mua s’do t’i trajtoja kurrë si tema Instagram-i. Instagram-i nuk është jeta ime, është një pjesë e saj. Unë zgjedh të ndaj gjërat e bukura, motivuese dhe artistike këtu dhe kaq. E vlerësoj shumë dashurinë dhe ngushëllimet që më keni sjellë dhe zgjedh të injoroj negativitetin dhe injorancën. Paqe njerëz,”- shkruan këngëtarja në Instastory. Enca Haxhia humbi të atin më datë 26 shkurt. Sokol Haxhia ndërroi jetë, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.