HELENA KADARE rrëfën tmerrin e ditëve të “Pashallarëve të kuq”: Miqtë na...

HELENA KADARE rrëfën tmerrin e ditëve të “Pashallarëve të kuq”: Miqtë na u larguan, kemi tre vite që nuk e presim më NOBEL-in

475
0

Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare thotë se prej tre vitesh në shtëpinë e tyre çmimi NOBEL nuk pritet më.

Deklarata e saj u bë dy ditë më parë, gjatë një ceremonie të Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit, ku drejtuesja Alda Bardhyli e ministrja Elva Margariti, I dorëzuan zonjës Kadare çmimin e Mirënjohjes “Për librat e saj, që me lirizëm dhe guxim, sjellin fatin e karaktereve gran ë Shqipëri me një forcë prekëse”.

“Ka tre vite që nuk e presim më Nobelin, sinqerisht që nuk e presim. Për mua dhe shumë dashamirës të Ismailit, ai prej kohësh duhet ta kishte marrë, nuk e ka marrë, por nuk është ndonjë kujë” thotë ajo dhe duke qeshur.

Zonja Kadare rrëfen edhe episode të jetës së çiftit.

“Kur ishte ajo çështja e ‘Pashallarëve të kuq’, të gjithë u larguan. Unë e dija që kjo ishte sjellja që duhej bërë, nga kolegët e të tjerë. Kjo ishte një tronditje. Nuk më erdhi keq nga kolegët, e dija që duhej të distancoheshin, sigurisht mikeshat e mia të tërë jetës, nuk m’u larguan, por këtë që e ndjeja, nuk e përcillja në shtëpi, por rrija me tmerr se çfarë do të ndodhë. E lija atë të fluturonte me atë lumturinë e tij, nuk ia thosha këtë gjë. Fillonte përpjekja tjetër, sigurimi i ushqimit për familjen, që ai nuk duhej ta dinte dhe as nuk donte ta dinte edhe po të doja unë. Kjo ishte situata. Mbi të gjitha, që vajzat nuk duhej ta kuptonin që ne kishim një hall”, rrëfën Helena Kadare.

 

Ceremonia e ngrohtë për nder të zonjës Kadare, u shoqërua nga shumë mikesha të shkrimtares, në vlerësim të madh për gruan që sakrifikoi nga letërsia e saj, për ti shërbyer shkrimtarit të madh të shqiptarëve.