Harry dhe Meghan postojnë FOTON zyrtare të Krishtlindjeve dhe vetëm të shihni...

Harry dhe Meghan postojnë FOTON zyrtare të Krishtlindjeve dhe vetëm të shihni fytyrën e Archie

191
0

 

 

Duka dhe Dukesha i Sussex kanë publikuar kartolinën zyrtare të festave së bashku me djalin e tyre, princin Archie dhe sot ajo po bën xhiron e rrjetit. Harry dhe Meghan janë ulur pranë pemës së Krishtlindjeve, kurse djali i tyre vetëm 7-muajsh është në qendër të fotos me shikimin e ngulur ndaj kamera-s.

 

Fotoja është postuar në versionin bardhë e zi me mbishkrimin: “Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Nga familja jonë për tuajën”.

 

Kjo është kartolina e parë zyrtare e çiftit mbretëror me të birin, Archie. Edhe pse ata nuk  do t’i kalojnë Krishtlindjet në rezidencën e  Sandringham ku feston çdo vit familja mbretërore, kjo foto ka fituar zemrat e gjithë fansave të familjes mbretërore.