Harry dhe Meghan finalizojnë “divorcin” me Mbretërinë e Bashkuar

Harry dhe Meghan finalizojnë “divorcin” me Mbretërinë e Bashkuar

320
0

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle, kanë shlyer 3 milionë dollarë të parave publike që u përdorën për të rinovuar shtëpinë e tyre, në Windsor, në Mbretërinë e Bashkuar.

Shlyerja e borxhit mund të konsiderohet si ndarja përfundimtare e çiftit me Britaninë.

Rezidenca në Windsor, u bë objekt polemikash pasi çifti u distancua nga jeta publike dhe deklaruan qëllimin e tyre për t’u bërë “të pavarur financiarisht”.

Rinovimet dhe puna në rezidencën zyrtare të Sussexes, Frogmore Cottage, kushtuan 2.4 milion pound, dhe u morën përsipër nga Granti Sovran, i cili paguan stafin e Mbretëreshës, mirëmbajtjen e pallateve dhe detyrat zyrtare mbretërore, përfshirë udhëtimet. Harry dhe Meghan paguan vetë për të gjitha pajisjet dhe orenditë.