Haradinaj me takime të shumta në Uashington DC

Haradinaj me takime të shumta në Uashington DC

281
0

Sot, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në kryeqytetin e ShBA-së, në Uashington, ka pasur shumë takime përmbajtjesore, me miq e personalitete amerikane, por edhe me shoqata e atdhetarë shqiptarë. “Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, që asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat më të cilat ballafaqohet”, ka deklaruar Haradinaj.

 

Postimi i plotë:

 

Vizitën në Washington DC, e nisa me shumë takime përmbajtësore me akterë të ndryshëm politikë, të sigurisë dhe ekonomisë, miq të shqiptarëve dhe përkrahës të kauzës tonë.

Në takime shpreha mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen që vjen nga Amerika, veçanërisht iniciativat për Kosovën në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Riafirmova qëndrimin tonë për rolin amerikan në Kosovë e Ballkan, sidomos në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike. Në kushtet e agresionit rus në Ukrainë, bashkërendimi me aleatët është më i domosdoshëm se asnjëherë.

Kënaqësi të takoj Ambasadorin John Richmond dhe zonjën e tij Linda, Van Yong nga National Prayer Breakfast, Anne Basham nga “Ascend”, pastorin Andrew Brunson dhe zonjën e tij Norine, Agron Dedivanaj dhe Vilson Sinishtaj nga organizata “Jehona e Malësisë”, e miq të tjerë.

Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, që asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat më të cilat ballafaqohet.