Aktualitet

Haradinaj DEKLARATË të fortë: Serbia armatoset vazhdimisht nga Rusia dhe Kina, kërcënim për Kosovën

By vizional

November 04, 2019

 

Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë një deklaratë të fortë pak momente më parë.

Haradinaj thotë se Serbia po pajiset me armatim ushtarak nga Rusia dhe Kina, ndërsa thekson se kjo kërcënon drejtpërdrejt Kosovën.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.

Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, shkruan Haradinaj në Facebook.