Hapja e Negociatave dhe Fanfara Politike e Dështimit/ Nga Arben Tafaj

Hapja e Negociatave dhe Fanfara Politike e Dështimit/ Nga Arben Tafaj

400
0

Edhe pse opozita vendosi që formalisht të lobonte në favor të hapjes sënegociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ërpjekja e saj e sforcuar nuk mund të prodhonte asnjë rezultat pozitiv. Arsyeja: asgjë nuk e tejkalon dot dështimin e qeverisë në dy mandate rradhazi.

 

Ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati deklaroi për Deutsche Welle se për progresin europian të vendit duhet një pakt kombëtar. Por unë mendoj se kjo ide duhej shtruar më parë për një numër cështjesh që konsolidojnë rrugën drejt një Shqipërie europiane. Shteti i së drejtës nuk është një pakt politik mirëkuptimi, por një parim fillestar i organizimit politik të një shoqërie.

 

Për të folur drejt: hapja e negociatave nuk është një ngjarje e shkëputur, por një process i gjatë i demokratizimit dhe ndërtimit të

shtetit funksional. Ky process kërkon bazë që të mund të zhvillohet. Në kushtet ku vendi ndodhet, edhe sikur të hapen negociatat, ato nuk mund të zhvillohen. Dhe këtu nuk flas për kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, por për realitetin e rrënuar institucional dhe degradimin politik, të cilin e njohim të gjithë shumë më mirë.

 

Përpjekja e partive shqiptare për të ndërtuar iluzionin se hapja e negociatave është medalje ndërkombëtare për njërën prej tyre – është deformimi më i rëndë i perspektivës europiane të vendit.

 

Kërkesa e Bushatit është njëherësh hipokrizi politike nëse dikushrikujton sjelljen e PS-në në opozitë përballë të njëjtit argument. Dhez.Bushati – sado në oponencë me mendimin e kryeministrit Rama sot –atëherë ishte asgjë më pak se ministri i jashtëm i qeverisë në hije tëopozitës së majtë. Në të kundërt me sjelljen e opozitës tani, atëherë PS loboi kundër hapjes së negociatave.

 

Bllokimi i hapjes së tyre – si sot në pushtet, edhe atëherë në opozitë –është merita e vetme e Partisë Socialiste atëherë dhe Rilindjes sot.

 

Një pakt kombëtar mund të nënshkruhet vetëm pasi vendi të kalojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të pranuara kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht si të tilla nga të gjitha palët, dhe ky kusht – edhe pse i pashpallur nga kancelaritë dhe administratat e huaja – do të jetë gur themeli për progresin europian të vendit.

 

Nëse mazhoranca ka realisht shqetësimin e integrimit europian të vendit, ajo duhet t’i hapë rrugën një procesi tërësor që rikthen opozitën në parlament. Kjo ndodh vetëm me zgjedhje të parakohshme – të realizuara me standarte të reja.

 

Kjo ndodh me rikthimin në punë të Gjykatave – të Lartë dhe asaj Kushtetuese, me një optikë të re në ndëshkimin e korrupsionit galopant dhe me një frymë tjetër politike.

 

Por kësaj mazhorance i ka mbaruar fryma.

 

Sa për opozitën, ajo është shtyllë e demokracisë, jo zjarrfikës i dështimeve të një qeverie.