Hapja e garës për 3 vendet vakante në Kushtetuese, reagon Kim: Po...

Hapja e garës për 3 vendet vakante në Kushtetuese, reagon Kim: Po lëvizni në drejtimin e duhur, majën e malit mund ta arrini vetëm nëse…

291
0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për shpalljen e garës, për tre vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, për të cilat thotë se nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë shpejt procedurat e vlerësimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim thotë se plotësimi i të gjitha vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese është një hap i rëndësishëm në ”ngjitjen e malit”.

“Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmerrni për të vazhduar ngjitjen e malit. Ju po lëvizni në drejtimin e duhur, por unë e nxis Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë. Sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit. Majën mund ta arrini vetëm nëse punoni së bashku”, shkruan Kim.