Hapet spitali rajonal për COVID në Elbasan, Manastirliu: Janë gati 81 shtretër,...

Hapet spitali rajonal për COVID në Elbasan, Manastirliu: Janë gati 81 shtretër, infrastrukturë dhe pajisje të nevojshme

377
0

Ditën e sotme është hapur spitali rajonal për Covid në Elbasan. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në ambientet e spitalit prej nga u shpreh se mjekët janë në gatishmëri të nevojave të pacentëve.

Më tej ajo bëri të ditur se janë gati 81 shtretër për pacientët që janë të prekur nga koronavirusi.

“Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve. Në skenarin tonë janë 5 spitale rajonale, që do të shërbejnë si spitale Covid, dhe që në total kanë 600 shtretër”, tha ministrja Manastirliu.