Hapet për qarkullimin e mjeteve një tjetër aks i Unazës së Madhe/...

Hapet për qarkullimin e mjeteve një tjetër aks i Unazës së Madhe/ Ministrja Balluku: Në fund të marsit do të bëhet i mundur…

376
0

Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se aksi rrugor që u hap sot  është nga rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës. Sipas ministres Balluku, hapja e këtij loti do të shpërndajë trafikun. Po ashtu ministrja bëri të ditur se në fund të marsit do të behet e mundur hapja edhe e tunelit të trete në ish-sheshin Shqiponja. “Kemi nisur nga puna dhe po përfundojmë për projektimin e lotit 4,5 dhe 6. Do të jenë tre lote të rëndësishme për të bërë ndërlidhjen  mes kësaj unaze të re dhe sheshit shqiponja ku po punohet me ritme të shpejta. Dhe në datën 30 ose 31 mars ne do të hapim edhe tunelin e tretë, i cili do të përthithë një fluks, që vjen nga Durrësi për tu futur në unazën e re.

 

Jemi drejt përfundimit të disa veprave dhe hapjes së disa kantiereve të reja, që do të përmbyllim aksin më të rëndësishëm në kryeqytet, atë të unazës së madhe.

 

Ky loti i parë që hapet sot, pavarësisht se nuk ka lidhjen me lotin e dytë është i rëndësishëm pasi shpërndan trafikun”, tha ministrja.