Lajme

Hani sa më shumë rrush në vjeshtë, ja pse!

By vizional

October 06, 2019

Një nga frutat më të shëndetshme dhe me më shumë dobi për organizmin është rrushi.

Nuk ka rëndësi gjinia apo mosha juaj, konsumimi i rreth 250 gramëve rrush në ditë do t’ju bënte shumë mirë, thonë studiuesit, transmeton dritare.net

 

Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eleminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçi, normalizon rrahjet e zemrës, ul rrezikun e kancerit.

 

 

Gjithashtu, për shkak të sasisë së madhe të antioksidantëve që përmban, rrushi është armiku kryesor i rrudhave, si dhe lufton aknet. Këto efekte në organizëm i kanë të gjithë llojet e rrushit, pavarësisht ngjyrës.