Hamdi Skenja: Kam ndershmërinë më të lartë njerëzore

Hamdi Skenja: Kam ndershmërinë më të lartë njerëzore

1250
0

Është një djalë i veçantë, dinamik, energjikë  i drejtë, i ndjeshëm, patriot, i talentuar në fushën e tij, por mbi të gjitha një familjar shembullor. E ndjek shpesh ne rrjete sociale, në intervista, radiofonike apo edhe ne studio te televizioneve te ndryshme e më pëlqen mënyra e te thënit gjërave troç. Nje djalë që të lë pafjale, sepse vet fjala e Hamdiut , s’ka vend bosh per ta komentuar më gjerë. Besoj se  kupohet qe fjala është për poetin e talentuar  Hamdi Skeja,  i cili vjen  për herë të pare në një intervistë për “vizion.com.al”  për të folur për gjithçka, për çdo gje, per çdo frymarrje të tij,  për çdo projek të tij, për të gjithë njerëzit e zemres së tij, por dhe per të gjithë ata që i urren me arsyen se jane  keqbërsit e vendit tone të Shqipërisë . Hamdiu flet për herë të parë për familjen  e tij, për nusen dhe dy djemtë e tij . Për më shumë ju ftoj të lexoni intervisten e mëposhtme..

Përshëndetje Hamdi, është kënaqësi jo vetëm të kem përballë sot, por edhe për pyetur  për  ca gjeëa që nuk i ke thene kurrë. Ndaj, per cdo pyetje , dua të përgjigjesh qartë. Kush është Hamdiu, nga je me origjinë, dhe ku banon?

Era faleminderit është kënaqësi edhe për mua. Une jam Hamdi Skeja, lindur në Fshatin Ploshtan Kalaja e Dodës  Dibër  rezet e diellit të Korabit më kanë dhënë kuptimin e parë të jetes. Prej vitesh kam jetuar ne disa vende të bashkimit europian , aktualisht jetoj në Tiranën e zhurshme , në Tiranën e papastër, e paqetë!

Dimë që je i martuar , por kurrë nuk e ke nxjerr nusen në rrjete sociale, na fol pak për familjen dhe përse nuk e nxjerr bashkëshorten në publik?

Po, unë jam i martuar prej vitesh, jam një familjar shumë i  rregulltë! Jam Baba i dy  djemve, Aldo 5 vjec dhe Tahiri 4 muajsh. Zoti më dha bashkë me Tahirin edhe Tean por u be e perjetshme! (përlotet). Bebi 4 muajsh , mban emrin e babait tim të ndjerë që iku shumë parakohe! Për këtë ishte më shumë bashkëshortja ime që ti vinim djalit , emrin e babait tim. Pasi ajo e di shumë më mirë se askush se sa dhimbje më ka lënë ikja e babait (ngushtohet)!
Era, unë nuk e nxjerr nusen time në rrjete sociale , pasi ajo ka adresen e vet personale, gjithashtu, asaj nuk i pelqen të jetë publik, e kam respektuar zgjedhjen e saj . Pervecse është vajza më e vecantë që kam njohur në gjithë jetën time , është nana e dy fëmijëve mi. .

Ti je autor i dy vëllimëve me poezi, të titulluar ‘’Ekstremume’’ dhe ‘’Flakërima Shpirti’’, si kanë ardhur këta libra, ku janë shkruar?

Edhe pse kam shumë shumë vite që shkruaj , e kam parim në jetë , dicka që duhet të dal në publik, duhet të pjekët mirë . Jam i sigurt për këtë. Pasi kam bashkëpunuar me njerëz të lartë nga inteligjenca dhe shpirtrat e tyre artistik. Të cilët sic i kam falenderuar shpresh, i falenderoj edhe këtë herë. Mirënjohja është vyrtit i njerëzve të ndershëm.

 Për momentin cfarë po punon, do na sjellësh ndonjë vëllim të ri dhe me çfarë? Sepse kemi disa kohë që të shohim duke intervistuar personazhe të vecantë në Gazetën Intervista.

Të jem i sinqertë, kam dicka në duar por nuk e di kur do jetë gati, do jetë sërisht me poezi vëllimi i tretë. Po, Era, kam intervistuar disa personalitete nga gazetaria dhe kënga. Unë i zgjedh , ashtu sic i zgjedh Ti (qesh).

Image may contain: 3 people, including Hamdi Skeja, people smiling, people standing and suit
 Hamdi, dimë që je gjendur shpesh në mbrojtje të disa personazhëve publik , kur janë sulmuar nga të tjerët, rasti i fundit ishte i  Encës me Roselen, përse ndërhyre ti, ku vet Rosela heshti?!

Më dëgjo, në këtë vend shkon shumë ajo shprehja që une e përdor shpresh kur them : ‘’antivlera quhet vlerë , dhe vlera antivlerë’’. Por nuk do e lë të lulëzoi deri sa të jem gjallë. Sepse mjfton llumi që kemi në politikë , dhe këtë llumin tjetër s’mund ta toleroj.

 Sa mirë që më dole, aty ku doja . Përse kaq i egër me politikën dhe politikanët? Të kam ndjekur që je shumë i ashpër me to, por jo me të gjithë, si qendron kjo?!

Era të gji thë e dinë se unë nuk urrej vetëm Edvin Ramën , por edhe Lulzim Bashen edhe disa emra të tjerë. E kanë shkatërruar këtë vend me paturpësinë e tyre, populli ka ikur azilant , të tjerë nuk kanë buke të hanë, e dini në cfarë humnere është Shqipëria?!

 Kam ndjekur që je aktivist i Shoqërisë Civile , je djalë që proteston për cdo të padrejtë në ketë vend, si mblidheni kur protestoni?!

Ne jemi një grup shqiptarësh të vërtetë që luftojmë kundra Shqiptarëve që vetëm Shqiptar nuk quhen dot!  Që nga rrëzimi i pushtetit komunist e deri sot, vetem neokomunista na kanë udhëhequr. Kjo eshte histori-tragjedia e këtij Kombi.

 Përvec urrejtjes së madhe ndaj politikanëve , apo  edhe njerëzve publik ti ke edhe njerëz që ke edhe përzemër, më thuaj disa emra?!

Sigurisht në Parlament : nga E djathta, janë : Grida Duma , Xhemal Gjunkshi, Dhurata Cupi. Nga e Majta: Almira Zebi, Eglantina Gjermeni por edhe Nora Malaj.Nëse pushteti do ishte në duart e këtyre do shihnim dritë,kam besim.
 Hamdi, po nga njerëzit e botës artistike , mund të na vecosh disa emra?

Aulona dhe Fatma, Sava Lena, Aulon Kalaja, Ilnisa Agolli, Elma Doresi,  Anxhela Peristeri,Rosela Gjylbegu, Elhaida Dani, Aleksander Gjoka(te gjithe kengetaret e rrock-ut)Rovena Dilo, Evi Reci, Erion Kristo, Kreshnik Osmani, Nikoleta Kovaci, Alida Tota, Flutura Tota,Fabiola Hoxha, Fabjola Koburi, gazetaret e Fax Neës,  gazetarët e   Zjarr Tv,  oho, kam shume sinqerisht, saqe lista nuk do mbaronte kurrë Eglantina Alliaj, Nertila Marku.

 Siç të kam ndjekur , ke një njohuri shumë të madhe dhe një ndjekje nga dibra. Këtë duhet t’ma thuash troç : kush janë njerëzit më të ndershëm shpirtërisht nga ata miqtë e tu?

Të jem i sinqertë , kam shumë miqësi me njerëz të ndryshëm nga dibra ime , si nga politika, fusha artistike, kulturore etj. Por , dua të ndaj disa emra, si: Veli Vranici, (mjeshter i madh), Përparim Tomcini, Agim Skarrra,Vera Laci, Liri Rasha, Qerim Sula , historiani Mois Murra, Haki Pernezha Skender Cala e Ilmi DervishiHekuran Vladi, Eduard Ilnica,    Lirim Hoxha  stafin e mrekullueshem të portalit ‘’dibraexpress’’ etj.  Por , një ndër njerëzit që do ti jem mirënjohës pasi më ka ndjekur kudo dhe kurdo, më ka dhënë forcë, mbështetje, është njeriu më me shpirt të madh gazetari sportiv, Defrim Met’hasani. Është njeriu që më ka qendruar pranë gjithmon.


Ti je edhe autor i disa recencash libri, redaktor, korrektor , por edhe si një opinionist shumë real, ke ndërmend të vazhdosh më?!

Të jem i sinqertë, kam bërë shumë. Por edhe shpesh kam mbetur shumë i zhgënjyer. Gjithsesi, mund të ndërroj mendje, por jo zemrën.

Hamdi ke gjithe kete popullaritet, njohje, takime, dreka e darka me personalitete , jo vetem meshkuj , por edhe femra. A nuk bëhet nervoze bashkëshortja juaj?!

Era, kam takuar aq shumë vajza, nga e gjithë Shqipëria, sa që nuk i mbaj mend. Por , bashkëshortja ime më njeh.: Kam ndershmërinë më të lartë njerëzore. Pastaj, nuk i kam lënë kurrë hapësirë për dyshime.

 Nëse do të jepej mundësia për të jetuar jasht shtetit, ku do zgjidhje po në Shqipëri?!

Me plotë gojën në Gjermani. E provova ishte një dashuri më vete ai vend. Kurse në Shqipëri, do doja në Durrës , e kam ëndërr , mbase e bëj realitet . Ku i dihet ! (buzëqesh).

  po pse  te mos jetoje në dibër ?!
: Dibra është një dashuri mbi cdo dashuri, por duart e pista të politikës e shkatërruan , keqaz! Më dhemb por, nuk bëj dot gjë!

Dhe ja i erdhi  fundi nje, mesazh per mbyllje?!

Faleminderit shpirtërisht , për kohën , për intervistën dhe për shpirtin tënd të madh.
Ata që më duan ju them s ii dua fort, ata që më kanë zhgënjyer , mirë ja kanë bërë sepse nuk më pëlqejnë maskat! (qesh).