Lajme

Hakoi kompaninë amerikane për llogari të ISIS, dënohet me 20 vite burg shqiptari

By Vizion

September 23, 2016

Ardit Ferizi (foto), hakeri shqiptar nga Kosova, i akuzuar se ka ndihmuar grupin terrorist ISIS duke iu siguruar emrat e më shumë se 1.000 punëtorëve të qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm, raportohet se është sot dënuar më 20 vjet burg.

25-vjeçari i lindur në Kosovë, ishte arrestuar vitin e kaluar në Malajzi. Ai u bë personi i parë në Amerikë që u dënua për të dyja akuzat: hakim të kompjuterëve dhe për terrorizëm.

Ferizi hakoi një kompani private dhe i nxori emrat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të më shumë se 1.300 njerëzve me .gov dhe .mil. Më pas shteti Islamik i kishte publikuar këto emra me kërcënimin për të sulmuar.