Hakerat dekonspirojnë edhe SHISH, nxjerrin listën me emra dhe adresat e emailit...

Hakerat dekonspirojnë edhe SHISH, nxjerrin listën me emra dhe adresat e emailit të rreth 600 punonjësve

223
0

Hakerat iranianë kanë publikuar dje të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.

Pjesë e të dhënave janë emrat, email-et dhe numrat e telefonit të rreth 600 punonjësve.

Ky nuk është rasti i parë që hakerat iranianë publikojnë të dhëna për shtetasit shqiptarë, pasi deri tani janë publikuar të dhëna në lidhje me pagën, targat e makinave dhe së fundmi edhe të dhëna në lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe udhëtimet e tij jashtë vendit me avionë charter.