Hajdari: Më ndaluat të vi në Tropojë, vërshojnë komentet: Zhgënjeve tropojanët, të...

Hajdari: Më ndaluat të vi në Tropojë, vërshojnë komentet: Zhgënjeve tropojanët, të të vijë turp!!!

454
0

Rudina Hajdari ka postuar nje koment permes te cilit ajo thote se eshte ndaluar te marre pjes ene ceremonine e inagurimit te rruges Tropoje-Gjakove me emrin e kongresmenit Eliot Engell.

 

“Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë”,-shkruan ajo në rrjetet sociale.

 

Por duke hedhur një vèshtrim në komentet që i kanë bërë ndjekësit, ata nuk janë shumë dakord me atë që Rudina shkruan duke iu kthyer kundër dhe duke i kujtuar asaj sjelljet e fundit.

 

Sipas tyre, Rudina nuk meriton të shkojë në Tropojë, ndërsa ka dhe nga ata që shkruajnë se ajo ka zhgenjyer babain e saj dhe se nuk mbart vlerat per te cilat ai luftoi deri në fund.