Aktualitet

HAJDARI bën propozimin E PAPRITUR: Ndërprisni seancën, të dialogojmë me METËN (ÇFARË KËRKOI DEPUTETJA E OPOZITËS)

By vizional

November 11, 2019

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari kërkoi që të ndërpritet seanca e sotme parlamentare për votimin e dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, pasi qëndrimet e ndara qeveri-president për këtë çështje rrezikojnë të çojnë vendin dhe sistemin politik në krizë të thellë.

 

Në fjalën e saj, Hajdari kërkoi që të gjitha palët të dialogojnë me presidentin Meta për të gjetur gjuhën e përbashkët për caktimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

 

‘’Kisha një propozim për votimet e sotme. Doja t’i bëja apel parlamentit sot: të tregojmë më tepër vullnet, do të sugjeroja ta ndërprisnim seancën. T’i kërkojmë presidentit dialog që të mos çojmë procesin e dy anëtarëve drejt një ngërçi të panevojshëm. Të gjitha palët janë përgjegjëse, nuk ndjekin procedurën. Ulja për të gjetur një marrëveshje për të gjetur konsesusin për mosbllokimun e kandidaturave do ta shpëtonte vendin tonë, po flasim për një nga organet më të rëndësishme të shtetit.

 

Do të ishte precedenti i parë në histori. U bë jthirrje palëve të gjemë mirëkuptim. Nëse presidenti ka një kandidatë të fshehtë le ta thotë se kam këtë kandidaturë dhe të japë propozimet e tij.

 

Është e qartë që e gjithë procedura ka boshllëqe dhe po shkojmë drejt një konflikti të panevojshëm, do të ishte e logjikshme të ndrërpresim seancën dhe të dialogojmë më presidentin. Presidenti të thotë se KED ka bërë shkelje të afatit me listat e kandidatëve.

 

Të gjitha palët kanë faj, është e kotë të vazhdojmë me këtë proçedurë, sepse pas këtij votimi vjen nisja e ngritjes së GJK-së. Integriteti i kësaj i Gjykatë të mos cënohet,  të arrijmë një marrëveshje të përbashkët, të mos vazhdojë kjo histori me politizime dhe bllokim të proçesit, dhe të Reformës në Drejtësi. Uroj ta konsideroni këtë propozim’’, përfundoi Hajdari.