Habit Tan Brama: Arilena Ara më ka lek borxh

Tan Brama, një nga koreografët më të njohur në Shqipëri ishte i ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’. Ai foli me detaje për marrëdhënien me artistët, madje përmendi emrin e Arilena Arës duke thënë se ajo i ka lekë borxh.

Ester Bylyku: Më the që nga Arilena nuk more vlerësim. Po flet për mirënjohje apo për pagesë?

 

Tan Brama: Për të dyja

 

Ester Bylyku: Pra po më thua që Arilena është në borxh me ty?

 

Tan Brama: Jemi miq të vjetër, por kur bëhet fjalë te pagesa….. duhet paguar tjetri. Vërtetë që nuk e morëm atë që meritonim. Jo vetëm unë por edhe një pjesë e grupit tim.

Author: vizional