Në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo, ishte epidemiologu Alban Ylli për të folur për situatën e krijuar nga përhapja e Coronavirusit. Mjeku i njohur tha se ka filluar rritja e rasteve të reja, por ende nuk është arritur piku. Sipas tij piku pritet të jetë në Maj, dhe nëse nuk do të ishin marrë masa do të ishte në Prill.
I pyetur se kur mund të dalin qytetarët nga shtëpia, Ylli solli në vëmendje modelet e ndjekura nga vendet e tjera të prekura.
“Ekzistojnë modele edhe për këtë, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Ekziston modeli i propozuar nga disa anglezë, nuk e di nëse qeveria angleze po e ndjek atë. Mund të futemi më atë modelin e karantinës, pra e frenojmë e lëmë pastaj ti japë pak frymë ekonomisë. Është një model që nuk më pëlqen shumë ta diskutoj në publik. Në Kinë ata kur kanë ulur vlerën e R-së me masat e para, ata kanë marrë masa të tjera dhe kanë krijuar spitalet fushore dhe kanë shmangur edhe qarkullimin në familje. Ata i kanë marrë të gjitha rastet e dyshuara dhe të smëurë, i kanë çuar në spitalet fushorë dhe e kanë çuar vlerën e R-së 1.2 apo 1.1”, tha ai.
Pjesë nga intervista:
Ç’po ndodh me epideminë?
Alban Ylli: Ne kemi çdo ditë më shumë seç kishim më parë. Kjo është një kurbë që nuk vjen ndryshe vetëm duke u rritur. Kurba e rasteve të reja çdo ditë është më e fortë se kjo. Nuk ka dyshim që rritja është e shpejtë, qarkullim intensiv i virusit në popullatën shqiptare. Deri para 4 ditësh kishim një qarkullim të qëndrueshme. Unë sugjeroj se ritmi duhet të jetë më i kontrolluar. Kjo është arsyeja që ne nuk mund të parashikojmë dot se çfarë mund të ndodhë. Do ketë një kurbë, por sa do jetë dhe kur do arrijë nuk e dimë.
Kush na e mbolli këtë?
Alban Ylli: Është një zgjatim i Italisë. Ata që erdhën në gjysmën e dytë të shkurtit mbollën epideminë. Rastet e para kishin lidhje me Italinë.
Ju nuk dini të më thoni nëse ky është piku?
Alban Ylli: Ka filluar rritja.
Kur mund të përfundojë ose të shohim rënie?
Alban Ylli: Ky padyshim nuk është piku, por fillimi i rritjes. Piku me gjasë do të ndodhë diku në majë. Nëse nuk do kishim këto masa piku do të ndodhte në prill./Burimi “ABC NEWS”