Guvernatori i pazakontë i Norvegjisë, prezanton kartëmonedhat e reja me video rap

Guvernatori i pazakontë i Norvegjisë, prezanton kartëmonedhat e reja me video rap

369
0

Banka Qendrore e Norvegjisë ka prezantuar kartëmonedhat e reja nëpërmjet një video muzike Rap, ku Merluci kthehet në para. Në video shfaqet kreu i Bankës Qendrore në vend, Oeystein Olsen si Dj, duke vrojtuar nga zyra e tij qendrore në Oslo nëpërmjet dylbive .  “Merluci vjen tani”, thotë ai. Dy prerjet e para prej 100 dhe 200 koronash norvegjeze, që përkthehen në 12 dhe 24 dollarë amerikane do të dalin në qarkullim më 30 maj. Kartëmonedha më e vogël paraqitet me një anije vikinge dhe ajo më e madhja me një peshk të llojit merluc. Promovimi i pazakontë i këtyre kartëmonedhave të reja, është një ribërjeve e një komedie të viteve ’80. Por, qëllimi kryesor i këtij prezantimi është që të edukojë norvegjezët për masat e sigurisë të kartëmonedhave të reja, që përfshijnë hologramë dhe seksione me shkrime thuajse të padukshme mikroskopike. Banka Qendrore, në këtë mënyrë është bërë virale edhe në rrjetet sociale dhe në Youtube. Norvegjia është një ndër vendet më të famshme në botë për peshkimin dhe produktet e detit janë eksportet kryesore të vendit. Kartëmonedhat e reja do të kushtojnë 20% më shumë për tu prodhuar se ato të vjetrat, por nga ana tjetër projektohet të kenë një jetëgjatësi deri në 50% më shumë.