Në Itali, në qendren e madhe tregtare të Milanos u krijua tiramisuja më e madhe në botë me gjatësi 303 metra.
Një numër prej 70 pastiçieresh kanë punuar për të krijuar këtë tiramisu gjigand ndërsa u deshën 1101 pjesë fete tiramisu.
Rekordi hyri në librin Guiness dhe ia kalon rekordit të tiramisusë 266 metrave që ishte prodhuar në Itali në qytetin e Vilessë në vitin 2018.
Për fatin e keq të adhuruesve të ëmbëlsirave tiramisuja gjigjante e prodhuar nuk do konsumohet por do qëndrojë si ekspozitë në qendrën tregtare të Milanos.