Guardiola i përgjigjet Juventusit përfundimisht

Guardiola i përgjigjet Juventusit përfundimisht

360
0

Synimi i Juventusit për pozitën e trajnerit, Pep Guardiola, e ka ripërsëritur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City, duke theksuar se me të kaltrit e Mançesterit do t’ia nisë nga fillimi sezonin e ardhshëm.

Thashethemet për kalimin e Guardiolës në Juve nuk po ndalen, edhe pse klubi dhe vetë trajneri vazhdimisht i kanë mohuar ato. Pikërisht këtë e bëri edhe të hënën 47-vjeçari, duke nënvizuar se nuk lëviz nga Anglia, transmeton Gazeta Express.

“Janë pesë ekipe shumë të mira këtu prandaj Premierliga është garë kaq e vështirë. Sezonin e ardhshëm do ta nisim nga fillimi dhe të shohim se çfarë ndodh”, tha Guardiola.

Trajneri katalonas u pyet edhe për rivalitetin me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve të shtunën.

“Rivaliteti ynë është i bukur, ama jo vetëm me të. Barça dhe Liverpooli janë dy ekipe shumë të mira. Të kuqtë janë kampionë të Evropës dhe janë shumë të fortë”, theksoi ai.