Lajme

Grubi takoi ambasadorin italian, Silvestri

By vizional

September 06, 2021

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi takoi sot ambasadorin e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Andrea Silvestri.

Gjatë këtij takimi Grubi dhe Silvestri kanë biseduar lidhur me përkrahjen e Republikës së Italisë sa i takon perspektivës europiane të Maqedonisë së Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se RMV tashmë ka kryer obligimet e saja të brendshme dhe se tash është radha e Bashkimit Europian që t’i njoh, shpërblejë dhe vlerësojë arritjet në vend.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Silvestri gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për procesin e Regjistrimit të popullsisë i cili tashmë ka filluar. Grubi i ka thënë Silvestrit se ky proces është tejet i rëndësishëm për vendin tonë por që është dhe kërkesë e të gjitha institucioneve ndërkombëtare të cilat nga presin, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që jemi, të gjitha hapat e ardhshëm t’i marrim në bazë të përqindjes së popullsisë e me këtë të planifikojmë dhe të zbatojmë të gjitha politikat zhvillimore në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë takim Grubi dhe Silvestri kanë biseduar edhe për zgjedhjet e radhës lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti. Informova ambasadorin italian në vend se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe se të njëjtat me doemos do të mbahen në frymën europiane.

 

Grubi dhe Silvestri shkëmbyen mendime edhe për tejkalimin e çështjes së hapur me Bullgarinë fqinje. Ambasadorit Silvestri, Grubi i ka thënë se RMV është e gatshme që me plotë konstruktivitet t’i kthehet bisedimeve sapo pala bullgare të jetë e gatshme.

 

Në fund të këtij takimi zëvendëskryeministri i parë Grubi i është falënderuar ambasadorit italian në Shkup, z. Andrea Silvestri për miqësinë e sinqertë dhe tradicionale mes Republikës së Italisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe me këtë rast i ka shprehur gatishmëri për thellimin edhe më të madh të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, për çka u vlerësua se ekziston interes nga të dyja palët.