Shtatzënia konsiderohet si një nga periudhat më emocionuese dhe të gëzueshme në jetën e çdo gruaje. Të qenit mama është një përvojë emocionuese dhe ndryshuese, por fatkeqësish ka dhe komplikacione gjatë shtatzënisë ose lindjes që mund të vendosin në rrezik jetën e nënës ose foshnjes.
Kelley Evans, një mama në pritje të fëmijës së dytë, përjetoi një nga gjërat më të frikshme që çdo grua shtatzënë mund të përjetojë . Nëna 35-vjeçare pësoi një arrest kardiak për shkak të një gjendje të rrallë e cila shkaktone anomali të ritmit të zemrës.
Kelley ishte rreth pesë muajshe shtatzënë kur kaloi në vdekje klinike për shtatë minuta dhe zemra e saj ndaloi së pompuari gjak.
Mjekët menduan se ky ishte fundi i shtatzënisë dhe fundi i dhimbshëm i jetës së nënës së re, por ja që mrekullitë ndodhin.
Kellyn e risolli në jetë foshnja që mbante në bark e cila kishte nxitur zemrën të rrihte. Mrekullisht zemra e fetusit pesë muajsh nuk kishte ndaluar së rrahuri dhe nga kjo vdekje klinike shtatë minutëshe nuk kishte pësuar asnjë defekt. Vogëlushja Ava lindi katër muaj më vonë, e për mrekulli, vajza e vogël ishte plotësisht e shëndetshme dhe nuk tregonte asnjë problem nga përvoja traumatike që përjetoi nëna e saj.