Gruaja/ Nga Lulezime Malaj

Gruaja/ Nga Lulezime Malaj

391
0

Sot, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Gruaja 

Gruaja, një trëndafil me vesë në agim,

Dhurata më hujnore që Zoti krijoi mbi tokë,

Ardhmëri e njerëzimit, që sjell jetë në një jetë,

Gruaja është po aq e brishtë sa edhe e fortë.

Ajo sakrifikon e fal pa kushte dashuri,

Rregullator i familjes të kësaj jete me halle,

Gruaja, fisnikja, shëmbëlltyra e diellit,

Që ngroh e ndriçon këtë botë budalle,

E s’kërkon asgjë në këmbim!

Pas derës së familjes, viktimë është gruaja,

Dhunohet e masakrohet barbarisht,

Kush ngre dorën mbi gruan, është shëmbëlltyra

E djallit, njerëz pa zemër e pa shpirt!

Gra të dhunuara me sy të nxirë..e shpirt të lënduar,

Viktimë e sistemit shoqëror aq sa të vjetër dhe të ri,

Viktimë e problemeve sociale,

Mentalitetit të pacivilizuar,.. varfërisë pakufi!

Grua, lufto diskriminimin, pabarazinë…

Shkeljen e të drejtave të njeriut,

për paqen dhe sigurinë….!

Grua, mos hesht!

Ngrije zërin, në të mykurën, meskinen, shoqëri!

Lufto grua, për të drejtat e tua,

Mos lejo, të të dhunojnë të të nëpërkëmbin,

Gjakun e derdhur mizorisht në drama e tragjedi,

Edhe nëse do të të duhet,

Të dalësh e vetme kundër gjithë botës, lufto përsëri

Për kauzën e shenjtë, mbrojtjen e jetëve të

Grave në të gjithë botën!!! Mjaftë më!!

Jetën ta ka falur Zoti dhe vetëm ai, do të ta marrë atë!

Unë si grua protestoj!

Apel grave, ndal dhunës.. së gruas, në të gjithë botën!

Grua! Buzëqeshja është e bukur në sytë e t’u,

Në syt’ e t’u oqean ndriçon jeta, zëri yt le të kumbojë!

 

Shperndaje