“Gruaja ime nuk është përgjegjëse për vdekjen time”, gjendet pas 10 vitesh...

“Gruaja ime nuk është përgjegjëse për vdekjen time”, gjendet pas 10 vitesh i ngrirë brenda në frigorifer me një letër të noterizuar

372
0

 

Një burrë është gjetur i ngrirë në frigorifer me një letër të noterizuar ku shkruhej se bashkëshortja e tij nuk ishte përgjegjëse për vdekjen.

 

Kur Jeanne Souron-Mathers vdiq në nëntor, policia u befasua kur gjeti trupin e bashkëshortit të saj Paul të ngrirë në një frigorifer në shtëpinë e tyre.

 

Por nuk është e gjitha. Policia gjeti një letër të noterizuar të Paul kur thuhej se bashkëshortja nuk ishte përgjegjëse për vdekjen e tij, sipas një dokumenti të zbuluar këtë javë.

 

Hetuesit besojnë se Paul Mathers vdiq një dekadë më parë dhe po hetojnë mundësinë se paga nga Veterans Affairs and Social Security vazhdonte ti jepej edhe pas vdekjes.

 

Ndërsa po priten të dhënat financiare për të zbuluar të vërtetën.

 

Paul Mathers besohet se ka vdekur mes 4 shkurtit 2009 dhe 8 marsit 2009.

 

Ai ishte diagnostikuar me një sëmundje terminale dhe po trajtohej në një qendër mjekësore. Ai u pa për herë të fundit atje në 4 shkurt 2009.

 

Por para se të vdiste, Paul Mathers shkroi një letër ku thuhej që gruaja e tij nuk ishte përgjegjëse për vdekjen e tij dhe ajo letër u noterizua në dhjetor 2008.

 

Detektivët gjetën noteren dhe ajo u tha se nuk e kishte lexuar, vetëm kishte vendosur vulën.