Gruaja i kërkon llogari, Rama: S’je martuar se kush të afrohet trembet....

Gruaja i kërkon llogari, Rama: S’je martuar se kush të afrohet trembet. Laçiania: Jam dinamit se…

522
0

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debate sot gjatë vizitës së tij në Laç, teksa është takuar me banorët e prekur nga tërmeti tragjik në një nga lokalet e zonës.rama

Një banore që ka ardhur nga Zvicra, ku ka lënë punën, i ka kërkuar Ramës të dijë se cfarë do të bëhet me banesën ku ka dy prindër dhe babanë e sëmurë.

 

Gruaja: Ne kemi shtëpia private janë prishur. Kanë ardhur e kanë kontrolluar dhe kanë thënë nuk janë të banueshme dhe kanë ikur. Kam babanë 68 vjeç..

Rama: Cfarë do të pyesësh

Gruaja: Dua të di të rrimë apo jo. Nuk duam batanije as ushqime. Për bukë nuk po vdes. Kam punën në Zvicër dhe kam ardhur se kam dy pleqtë vetëm. Më thuaj cfarë të bëj. Sa do të pres.. një vit do pres. As jam në cadër dhe as jam në shtëpi. Muri po bie.

Edi Rama: Nëse është shtëpia e pabanueshme mos hyr në shtëpi

Qytetarja: Po ku të rri?

Rama: Në çadër dimërore nuk ka asnjë problem sepse janë me energji e televizor brenda. Babi me ty në çadër deri kur të ndërtohet shtëpia. Do bëhet kontroll i dytë dhe nëse do të hidhet në tokë do të bëjmë shtëpinë e re me mire se ne Zvicer

Gruaja: Nuk kam shtepi as ketu as në Zvicer. Atje punoj me tre mujorsha per copen e bukes. Punojmë per copen e bukes. Cfarë pasuri të vëmë me 200 mijë lekë pasuri

Rama: Leje copën e bukës, e ke parë veten si je, shihe si je, ata që kanë për copë buke e di si janë

 

Gruaja: Po unë punoj dhe vishem, po për cfarë punoj, për bukë se pasuri nuk po vëmë

 

Rama: Asnjëherë shqiptari nuk ka vuajtur për copën e bukës, mos ma përmendni më, nuk e kanë pas problem shqiptarët as në mesjetë, po të them. Këtu nuk është cështje buke, por standardesh dhe jam shumë dakord

 

Gruaja: Po si do bëj unë me prindërit, baba i sëmurë nuk rri dot në cadër, me tension 24

 

Rama: Si baba yt ka plot të tjerë, do rrijë në ato cadra që janë të sigurta dhe nuk hyn asgjë

 

Gruaja: Më thuaj ca do bëj, të pres një vit? Do pres, por cfarë do bëjmë na thuaj

 

Rama: Shtëpinë do ja bëjmë të re, më mirë se komshiu yt zviceran, se më mbyte

 

Gruaja: Kërrkush nuk është tu pyt

 

Rama: Nuk ka bërë vaki ndonjëherë, janë përmbyt njerëzit dhe nuk është kujtuar njeri për ta, 10 ditë gjithë ky tërmet, nëpër hotele dhe cadra e do ua bëjmë shtëpitë, shko në Itali, shko, shifi e pastaj më bërtit mua

gruaja-lezhe

Rama: Ajo më mbyti më shkatërroi

 

Gruaja: Jam shumë e vogël

 

Rama: Ti e vogël pupupu,  Je martuar ti?

 

Gruaja: Jo

 

Rama: Nuk je martuar se kush të afrohet trembet

 

Gruaja: Jo, jo nuk i tremb

 

Rama: Je dinamit

 

Gruaja: Jam dinamit se kam 40 vjet që mbaj shtëpinë, a more vesh

 

Debati me burrin qe i kane hequr nusen nga puna

 

Teksa ishte ne bisede e siper nje burre i tregon nje tjeter hall, i kane hequr nusen nga puna.

 

“Ata demokratet e qelbur, hajduta, ma hoqen kot, pa arsye”, i tha i moshuari.

 

Ky epitet e ka revoltuar kryeministrin, i cili nuk ia ka kursyer pergjigjen

 

‘Leri more demokratët e qelbur, çfarë i keni këto që thoni. Nga termeti keni pas probleme? Kaq me thuaj. S’iu vjen zor, s’iu vjen. Largohu..Ik mos më shqetëso. Demokratët e qelur thotë. Largohu boll, s’ke turp’, tha Rama.