Kulture

Gruaja e Hervin Çulit i përgjigjet Olta Gixharit: Përpëlitje për të mbrojtur veten. Më lëndoi fakti se më përmendi…

By vizional

January 10, 2020

Aktorja Adelina Muça ka reaguar pas akuzave të aktores Olta Gixhari se bashkëshorti i saj, drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, i ka dhënë të gjitha rolet kesaj të fundit. Muça tha se ka qenë pikërisht Hervin Çuli që e ka futur punë Oltën.

Ndërsa rrëfeu se aktorja iu është lutur asaj për role sepse ishte vetëm një dublante, duke theksuar se kjo i kushtoi humbje parash.

 

“Përsa i përket pjesës tjetër me Teatrin Kombëtar janë problematika mesa duket ndoshta ka ardhur momenti që i ka mbaruar kontrata dhe ky është një lloj reagimi që ajo ka. Hervin Çuli ka qenë njeriu që e ka futur në punë Olta Gixharin, duke e marrë në punë si dublante tek shfaqja “3 motrat”. Më pas kur unë kam marrë një rol në Teatrin Kombëtar, Olta ka ardhur dhe është lutur ka thënë Lina a mund të luaj unë në rolin tënd sepse ishte me dublant dhe unë nuk kisha dublant. Padyshim nëse regjisori pranon. Olta fitoi kontratën për vitin në të cilin luanin. Ndërsa unë si e jashtme humba ca para sepse paguhem ne natë shfaqje. Se çfarë ka nuk e di, e di ajo, unë jam në rregull. Nuk është defekti dhe problemi im që unë jam aktore dhe punoj e duhet të punoj,”- tha Adelina e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

 

Akuzat e Oltës, ajo i konsideroi përpëlitje për të mbrojtur veten. Ndërsa ngriti pyetje pse nuk ka marrë role në shfaqje private.

 

“Është përpëlitje e vogël ndoshta për të mbrojtur veten e saj, gjërat. Nëse unë i marr të gjitha rolet në Teatrin Kombëtar, po në rolet private në shfaqjet private ku është? Nuk është e vërtetë që marr role në Teatrin Kombëtar, në fakt mua më hiqen. Jam vajzë që vij nga Tirana, që kam punuar që fëmijë dhe kam mbetur në heshjte se është natyra ime. Kam 7 vite që punoj në Durrës, nuk kam unë të drejtë të punoj në vendlindjen time, pse duhet të më hiqet kjo e drejtë sepse bashkëjetoj me një njeri që është drejtori i Teatrit Kombëtar,”- shtoi Adelina.

 

Ndërsa u shpreh e indinjuar për faktin që Olta Gixhari i preku temën e vajzës së saj, duke thënë se ajo nuk ka faj se ka lindur nga dy artistë.

 

“Ky është një problem që Olta e ka për mendimin tim, thellë-thellë me veten e saj. Ne kemi shkuar jashtëzakonisht shumë mirë në fillime, të them të drejtën e mora vesh nga kolegët e mi. Kisha dy ditë që isha bërë pjesë e faqeve rozë, se kam ndonjë qëllim në vetvete, nuk e mora mundimin ta hapja dhe ta shikoja. Më lëndon fakti që ka përmendur fëmijën. Vajza ime ka luajtur rolin e parë kur kam qenë 9 muajshe. Nuk ka çfarë të bëjë, vjen nga dy artistë. Ka mbajtur një shfaqje që është produksion i privat dhe jo i Teatrit Kombëtar, mbajti një shfaqje për 2 orë si aktore kryesore, duhet ta bëjmë fajtore vajzën time apo mua? Jo,” shtoi Muça.