“Gruaja e dytë më dhunon djalin”,historia e trishtë e 60-vjeçarit

“Gruaja e dytë më dhunon djalin”,historia e trishtë e 60-vjeçarit

460
0

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” u rrëfye Bashkim Ruci 60-vjeçari i cili ka jetuar 25 vjet ne Amerikë. Ruci rrëfeu brengën e tij.

13 vjet më parë ai ka qenë i martuar në Shqipëri dhe  nga martesa kanë ardhur në jetë 4 fëmijë. Ruci rrëfen se pas divorcit me gruan e parë emigroi në Amerikë.

Aty nëpërmjet një mikeje njohu një vajzë nga Ukraina , fillimisht midis tij dhe gruas u krijua një raport miqësie, madje Ruci tregon se e ka ndihmuar zonjën pasi i vinte keq për të teksa ishte njohur me rrethanat e jetës së saj. Ndodhur në të tilla rrethana ai e ndihmoi duke i gjetur banesë dhe punë.

Çdo gjë nisi miqësisht derisa marrëdhënia e tyre u shndërrua në dicka më tepër. Ata u lidhën sëbashku dhe sollën në jetë një djalë. Ruci thotë se asnjëherë nuk kanë bashkëjetuar.

Ai i njohu atësinë djalit dhe kontribuonte vazhdimisht me të ardhura për rritjen e tij. Por kur ai takonte fëmijën vinte re shenja agresiviteti .

Ruci tregon se kur djali ishte vetëm 5 muajsh në trupin e tij kishte shenja dhune . Fillimisht babai rrëfen se e çoi djalin tek një mjek ,i cili pasi e vizitoi i tha se problemet vinin nga pelenat. Por situate sipas Rucit sa vinte dhe bëhej me e vështirë.

Djali nuk donte të largohej prej tij, në trupin e fëmijës babai vazhdimisht shihet shenja abuzimi, ndodhur në të tilla rrethana ai ju drejtua policisë dhe denoncoi gruan.

Këtu nis edhe kalvari i gjatë i gjyqeve. Ruci ka disa raporte të cilat flasin për një raport të mirë , mids tij dhe fëmijës por problemi i këtij babai sot është se fëmija sipas tij është në duar jo të sigurta.

Ai tha se gruan ukrainase e kishte njohur nga një shoqe dhe se  kishte vendosur që të jetonte me të. Z.Bashkim tha se ishte martuar me shtetasin ukrainase, edeh pse kishte parë te ajo një person të vuajtur, me të cilën mund të ndante jetën.

Vendosa që të ndaj jetën me të, sepse m’u duk e vuajtur. Ajo më tregoi për jetën e saj detaje nga jeta me etapa. Ajo hapej me mua, duke më treguar ghistori të ndryshme të jetës. Më ka treguar se kur ka qenë e vogël është abuzuar seksualisht nga një burrë ukrainas. Un ë megjithatë e afrova dhe bëra një fëmijë me të, një djalë”, tregoi Bashkim Ruçi.

Ai shtoi se sapo djali ka ardhur në jetë, kur ishte jo më shumë se 3 muajsh, është rrahur nga ana e nënës.

“Nëna e djalit, pra shtetasja ukrainase e ka rrahur djalin. Ajo ka ushtuar dhunë fizike mbi të. Kam instaluar kamera në banesë dhe kam parë si e rrihte dhe e godiste djalin. E kuptova më vonë se me kë kisha të bëj. Kam bërë shpenzime pa fund gjyqesh, aq sa kam harxhuar 150 mijë euro me avokatë dhe mbeta trokë”, deklaroi Bashkimi.

Mirëpo, fjalët e tij të thëna në emision janë kundërshtuar edhe psikologia e pranishme në studio. Psikologia Armela Xhaferri u shpreh se ekspertët në Amerikë kanë nxjerrë se Bashkimi vuan nga depresioni dhe ka dalë se nuk janë të vërteta fjalët se djali është dhunuar nga ana e nënës. Megjithatë, psikologia shtoi se kujdesi i Bashkimit për djalin nuk ka munguar.

Avokati i Bashkim Ruçit tha se nëna e fëmijës që pretendohet se dhunonte djalin kishte raporte me disa meshkuj. Ai tha se ajo rrinte me Bashkimin kur i plotësohej nevoja ekonomike, ndërsa e braktiste sa herë që Bashkimi nuk ishte mirë ekonomikisht.