“Gruaja e Bilalit”, Rama i përgjigjet Metës: Keqardhje për gjuhen e shthurur

“Gruaja e Bilalit”, Rama i përgjigjet Metës: Keqardhje për gjuhen e shthurur

437
0

Pas dënimit të shtetasit amerikan William Argeros me akuzën se kishte ndërhyrë për të mundësuar një foto kryeministrit shqiptar me presidentin Barack Obama, Rama i është përgjigjur ironisë së presidentit Ilir Meta në lidhje me një deklaratë të këtij të fundit.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ gazetari Sokol Balla e pyeti kreun e qeverisë se si do t’i përgjigjej cilësimit që Meta i bëri atij si ‘gruaja e Bilalit’, Rama iu përgjigj se ndjente keqardhje për gjuhën e shthurur.

“S’mendoj ti përgjigjem, pasi ndjej keqardhje për këto shprehje dhe të tilla akte për gjuhën e shthurur. Duhet t’i japim shembull se si përdoret gjuha”, tha Rama.

Kujtojmë se Meta në një konferencë për mediat teksa iu përgjigj sulmeve të kryeministrit Rama tha se; “Do bëjmë shtet apo cirk, unë këtu jam, të vijë këtu! Apo do dalim të gjithë me çitjane e nallane. Nëse më thotë më burri i Monikës, do t’i them gruaja e Bilalit. Ky vend nuk mund të jetojë nën humoret e Edit apo Ilirit”.