Grim në plazh? Po, por duke pasur parasysh këto këshilla!

Grim në plazh? Po, por duke pasur parasysh këto këshilla!

511
0

Shumë vajza, tualetin e konsiderojnë pjesë të pandashme të jetës së tyre dhe një element kyç në rritjen e vetëbesimit. Një ndër vendet problematike për aplikimin e tij janë plazhet ose pishinat. Por mos u bëni pesimiste! Mund të përdorni tualetin edhe në plazh, por duke pasur parasysh disa këshilla të rëndësishme.

Mos harroni kremin e diellit

Kremi i diellit nuk duhet anashkaluar kurrë! Vendosni një krem me SPF të lartë dhe lëreni 20 minuta, në mënyrë që të përthithet nga lëkura dhe më pas mund të vendosni sipër kremin pudër ose çfarë të dëshironi.

Shmangni fondatinën e trashë

Fondatina e trashë do të duket shumë keq në diellin e nxehtë, prandaj zgjidhni diçka që të jetë e lehtë. Mund të zgjidhni edhe fondatinën që përdorni në përditshmëri, edhe pse mund të jetë e trashë, por përzijeni me kremin e diellit, do të duket më e lehtë dhe më natyrale.

Përdorni produkte që janë rezistente ndaj ujit

Nëse nuk doni që grimi të fshihet nga uji, dielli apo djersa apo më keq akoma, t`ju përhapet keq në gjithë fytyrën, do të ishte mirë që të përdorni produkte që i rezistojnë ujit. Zgjidhni një rimel rezistent ndaj ujit dhe mos e teproni me shtresat që do të vendosni në qerpikë.

Shmangni shkëlqyesin e buzëve

Nëse doni që buzët tuaja të kenë ngjyrë vendosni një buzëkuq mat. Shkëlqyesi i buzëve do të rrëshkasë nga nxehtësia.

Mos kaloni shtresa të tjera grimi gjatë ditës

Plazhi nuk është vendi i përshtatshëm për të vendosur shumë shtresa grimi. Në vend të shtresave, përdorni pecetat e thata për të hequr yndyrën apo djersën e fytyrës gjatë ditës.