Grida Duma flet për dashurinë: Nuk ka dashuri të thënë, ka dashuri...

Grida Duma flet për dashurinë: Nuk ka dashuri të thënë, ka dashuri të bërë

566
0

Deputetja demokrate Grida Duma ka qenë e ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Shiko kush luan”. Duke zhveshur kostumin klasik të politikës, që shpesh i detyron përfaqësuesit e saj të jenë të kujdesshëm dhe formalë në gjithçka thonë, deputetja Duma ka pranuar një pozicion më të shpenguar dhe sportiv. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të moderatores Luana Vjollca, lidhur dhe ndjenjat dhe dashurinë, ndërsa ka pohuar se nuk i pëlqen ta dëgjojë shumë shpesh fjalën: të dua. “Tmerr e kam kur e thonë më shpesh se duhet. Nuk e thonë shpesh më, por çështja është individuale dhe mendoj se përmasa nëtë cilën tjetri e kupton se sa e do është kur ti sakrifikon për të. Nuk ka dashuri të thënë, ka dashuri të bërë,”- tregoi Duma.