Showbizz

Greta Koçi dhe Genci vijnë me projekt surprizë

By vizional

May 29, 2017

 

Kemi hyrë në sezonin në të cilën artistët tanë sjellin projekte të reja, më së shumti këngë ritmike. Në mesin e artistëve që janë angazhuar për projekte muzikore janë edhe Greta Koçi dhe Genc Prelvukaj. Lajmin për këtë bashkëpunim e bëri të ditur vetë Greta e cila publikoi trajlerin e këngës së tyre. Pritet që kënga të dal së shpejti dhe se nga ajo që shihet në video pritet të jetë këngë ritmike që i përshtatet sezonës. Duket se ky vit do të jetë vit i bashkëpunimeve për Gencin ngase ai ka paralajmëruar edhe një tjetër projekt me Mimoza Shkodrën.